Një gjykatë kineze ndaloi importin dhe shitjen në Kinë të pjesës më të madhe të modeleve iPhone, me kërkesë të Qualcomm, siç thuhet për shkak të shkeljeve të patentës. A mund tё jetё kjo edhe njё nga mjetet e kohёs sё fundit tё “luftёs tregtare” mes SHBA-sё dhe Kinёs?
Një gjykatë e qytetit Fuzhou në Kinë, urdhëroi katër filialet kineze të ”Apple” të ndalojnë menjëherë shkeljen e dy patentave të Qualcomm nëpërmjet importeve, shitjeve dhe ofertave të shitjeve të palicencuara në Kinë për modelet nga iPhone 6 deri tek X, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp, përcjell ATSH.
”Apple” njoftoi se të gjitha modelet e saj do të jenë në dispozicion në Kinë, në një reagim të cituar nga televizioni CNBC.
Ky vendim i gjykatës kineze është edhe një episod i ri në betejën e gjatë dhe komplekse midis ”Apple” dhe kompanisë ”Qualcomm” dhe nuk besohet tё jetё konflikt i pёrmasave mё tё mёdha qё kap mosmarrёveshjet tregtare mes Kinёs dhe SHBA-sё. /©Kabllogrami/