Këshilltari i Thaçit, Blerim Shala: Ky është kushti i Serbisë për njohjen e Kosovës

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth arritjes së një marrëveshjeje për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.

“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht.

“Por, aludimet janë të qarta”, është shprehur ai, duke iu referuar deklaratave publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq.

Sipas Shalës, diskursi i Vuçiqit është që një pjesë e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment