Senati amerikan me 100 ulëse ka miratuar propozimin për të emëruar Kelly Craftin si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.
Craft është kthyer në donatoren e parë të madhe politike që ka zënë një post të lartë në OKB.
Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada, Craft dhe burri i saj, Joe Craft, një miliarder, kanë financuar Partinë Republikane dhe presidentin amerikan, Donald Trump që ka emëruar atë.
Ajo po ashtu njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki.
Emërimi saj është përcjellë me disa ankesa nga demokratët, pasi disa prej tyre e kanë konsideruar të papërvojë për atë pozitë.
Ajo do të zëvendësojë Nikki Haleyn, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin dhjetor të vitit 2018.ReL/©Kabllogrami/