Kaliumi përmes ushqimit i domosdoshëm

Mënyra më e mirë për të përftuar dozën e rekomanduar të kaliumit /4,700 miligramë çdo ditë/ është të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm 1 në 10 të rritur marrin sasinë e duhur të frutave dhe perimeve.

Banania njihet si fruti me më shumë kalium, megjithatë edhe shumë ushqime të tjera kanë përmbajtje të lartë në këtë lëndë ushqyese, si: sallata e gjelbërt, domatet, kastravecët, patëllxhani, avokado, kungulli, patatet, karotat, kumbullat, produktet e bulmetit, mishi i viçit, shpendëve dhe peshkut, si dhe frutat e thata, transmeton KJ.

Mjeku mund t’ju rekomandojnë edhe suplemente të kaliumit me pilula, nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Nuk duhet të harroni që marrja vetë e suplementeve të kaliumit mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë probleme me ritmin e zemrës apo edhe arrest kardiak, prandaj konsultohuni gjithmonë me mjekun nëse doni të merrni më shumë nga kjo lëndë ushqyese në formën e pilulës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment