Pak rëndësi ka nëse është duke u zhytur në ujërat e akullt të liqenit “Seliger”, apo nëse po bën stërvitje në ndonjë palestër. Vladimir Putin gjithsesi po bën “namin” në Japoni, ku kalendari më i fundit i tij po shitet tej mase dhe po lë pas edhe më të famshmit vendas, raporton TopChalel, pёrcjell Kabllogrami.
Dyqanet, që kanë të drejtën ekskluzive të shitjes së kalendarit, kanë raportuar se ato ku shfaqet presidenti 66-vjeçar i Rusisë po dominojnë shitjet në të gjithë Japoninë. Me vetëm dy javë të mbetura nga ky vit, kalendarët e Putinit janë më popullorë sesa ato, në të cilët shfaqet aktori japonez Kei Tanaka apo Juzuru Hanyo, kampioni olimpik i patinazhit artistik.
Disa media kanë spekuluar se njerëzit po i blejnë kalendarët e Putinit, edhe si një lloj shakaje praktike, ndërsa të tjerë janë me të vërtetë të interesuar për jetën e tij jashtë Kremlinit.TCh /©Kabllogrami/