Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukçeviq, qё ia ka dërguar shkrimtarit, pёrcjell plavaegucia.com.
“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe në reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukçeviq. /©Kabllogrami/