Stadiumi “Arena Kombëtare”, pritet të inaugurohet në datën 11 qershor të këtij viti, në takimin që Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.
FSHF i ka kërkuar organeve të UEFA-s, se në këtë datë, do të jetë gati e gjithë infrastruktura e stadiumit, që të presë një ndeshje ndërkombëtare, dhe në këtë rast është pikërisht ndeshja ndaj Moldavisë.
Edhe pse ky njoftim ende nuk është bërë publikisht zyrtar, kjo lihet të kuptohet edhe në njoftimin e FSHF në faqen zyrtare, që nuk e cilëson saktë stadiumin, por shënohet vetëm “Sheshi Italia”, vend i cili përkon me sheshin jashtë stadiumit “Arena Kombëtare”. /©Kabllogrami/