Mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka bërë që mos të kalojë Projektligji për Arsimin e Lartë, dhe ai për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi për Projektligjin e Arsimit të Lartë ka deklaruar se përmes tij do të krijohet bazë për rregullimin, funksionalizimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka konsideruar se ky ligj ka mangësi dhe synon vendosjen e kontrollit politik dhe jo mbikëqyrje publike të arsimit të lartë.
Në pjesën e dytë të seancës të sotme plenare me kërkesë të sponsorizusve është vendosur që nga rendi i ditës të largohen dy kërkesat e deputetit Faton Topalli. Këto dy pika u shtyn për seancën e radhës.
Ani pse nuk ka kuorum për të votuar Ligje, Kuvendi po vazhdon punimet me debatin për Ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucione publike dhe të të zgjedhurve, i propozuar nga Nisma. /©Kabllogrami/