Ka nisur ‘Australian Open’, favoritët pa vështirësi në start

Grandlsami i parë i vitit ka nisur gjatë ditës së sotme. Dy ikonat e tenisit botëror, Federer dhe Nadal e kanë nisur mbarë turneun, transmeton Kabllogrami.

Roger Federer ka kaluar në raundin tjetër të Australian Open, pasi ka mposhtur bindshëm 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) në sete Denis Istomin, shkruan Ksp.

Me të njëjtin rezultat 3-0 me sete, 6-4, 6-3, 7-5 triumfoi edhe Rafael Nadal ndaj australianit James Duckworth.

Dy setet e para u fituan me lehtësi nga spanjolli, që vuajti disi në setin e tretë, por në përgjithësi tregoi një formë të mirë dhe se kishte rikuperuar nga lëndimi.

I vetmi nga favoritët në letër që s’mundi të kalojë tutje ishte tenisti britanik Andy Murray. Por ai kishte paralajmëruar se kishte telashe me lëndimet dhe se paraqitja e tij në këtë turne, mund të ishte e fundit.

Tenisti britanik që kishte thënë se ky mund të jetë Grand Slami i tij i fundit pasi nuk po arrin të kalojë problemet me lëndime, u mund 2-3 në sete nga spanjolli, Roberto Bautista Agut, me rezultat 4-6, 4-6, 7-6, 7-6, 2-6.

Siguroi një biletë për në raundin e dytë edhe afrikano-jugori, i pesti në botë, Kevin Anderson, që mposhti 3-1 në sete francezin Adrien Mannarino (6-3, 5-7, 6-2, 6-1). /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment