Joe Biden, pa dashje e ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, përpara se ta korrigjonte veten.
Ish-zëvendëspresidenti bëri një gabim gjatë një fjalimi përballë 1,000 demokratëve në shtetin e tij, Delaware.
Ai tha se platforma e tij është më progresive se e kujtdo që po garon për president, para se ta përmirësojë veten, duke thënë ‘e kujtdo që do të garonte për president’.
Më pas, publiku u ngrit në këmbë dhe brohoriti, por Biden tha se nuk kishte menduar ta thoshte atë.
76- vjeçari tha se është koha për konsensus politik për të lëvizur përpara në çështje të mëdha.
Biden, i cili ishte zëvendës i Barak Obamës nga viti 2009 deri më 2017, shtoi se zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të rëndësishmet në shekullin e fundit. /©Kabllogrami/