Jeremy Corbynit i ikin deputetët për shkak të qasjes jo serioze ndaj Brexit-it dhe antisemitizmit

Shtatë deputetë kanë dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste për të protestuar kundër qasjes së Jeremy Corbynit ndaj Brexit-it dhe antisemitizmit.

Sipas këtyre deputetëve, Partia Laburiste është institucionalisht anti-semite dhe se ata do të ndiheshin të turpëruar nëse ende qëndrojnë në të, transmeton KTV. Ndërsa kreu i laburistëve Jermeny Corbyn tha se ishte i zhgënjyer me faktin që deputetët ishin ndier të paaftë për të vazhduar punën për politikat që frymëzuan miliona britanikë në zgjedhjet e vitit 2017.

Deputetët nuk do të themelojnë parti të re politike, por do të funksionojnë si grup i pavarur. Dorëheqja e deputetëve ndodh në kohën kur në Parlamentin britanik pritet që të ketë sërish votim për marrëveshjen e Britanisë me BE-në për dalje nga blloku.

Përndryshe lideri aktual i laburistëve, Jeremy Corbynit ka pasur pikëpamje negative rreth intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke qenë kundër atij intervenimi, por s’ka qenë shumë i entuziazmuar as kur është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment