Jep dorëheqjen kryeministri belg, Charles Michel

Bruksel: Kryeministri belg, Charles Michel dha sot dorëheqjen në Dhomën e Deputetëve, për shkak që kërkesa e tij për të qëndruar pas dorëheqjes së ministrave nacionalistë flamandë nuk u mor në konsideratë, transmeton Kabllogrami.

‘’Nisur nga situata marr vendimin për të dhënë dorëheqjen dhe synimi im është t’i drejtohem menjëherë mbretit’’, njoftoi ai pas një debati në Dhomën e Deputetëve dhe nën kërcënimin e një mocioni mosbesimi të kërkuar nga e majta. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment