Shefi i Grupit Parlamnetar të Nismës Socialdemorkate Bilall Sherifi ka publikur një foto në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke e shoqëruar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqin, para nisjes për në Hagë, pasi ky i fundit është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistë.
Sherifi në fotografinë e publikuar në rrjetin social Facebook, shihet bashkë me Jakup Krasniqin, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale në largim Skender Reçica, si dhe persona të tjerë, ndonëse nuk i ka vënë ndonjë përshkrim pamjeve.
Jakup Krasniqi të shtunën e kaluar kishte njoftuar opinionin se është i ftuar për intervistim në Hagë më datë 24 korrik 2019 nga ana e Dhomave të Specializuara. /©Kabllogrami/