Lideri i partisё opozitare serbe nga veriu i Kosovёs, Aleksander Jabllanoviq sё bashku me partinё e tij ‘Partia e Serbёve të Kosovës’, e ka përkrahur aksionin e Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, raporton Kabllogrami
Partia e Serbёve të Kosovës, mirëpret aksionet e sotme të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarve potencial për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, thuhet në reagimin e mbrёmshёm tё kësaj partie.
Partia e Jabllanovitiq u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës që në çdo kohë dhe në çdo situatë të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe të mos shfrytëzojnë forcën kundër qytetarëve serb”, vazhdon reagimi.
Ndër të tjera kjo parti u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Listës Serbe që të mos nxisin veprime të cilat mund të dërgojnë serbët drejt izolimit dhe largimit nga Republika e Kosovës. /©kabllogrami/