Interpoli e Roboti: Dёshtim pas dёshtimi deri nё zhbёrje

Analizё e Kabllogramit

Shkruan: Mentor Bogaj

Dёshtimi i radhёs i Kosovёs pёr t’u anёtarёsuar nё Interpol dhe nё organizata tjera ndёrkombёtare, shtron pyetjen dhe ngre dyshime serioze, se a ishte i qёllimshёm ky dёshtim nga “miqtё” e Kosovёs dhe ‘liderёt e Kosovёs’ qё punojnё ‘kundёr Kosovёs’, pёr tё krijuar kёshtu konstruktin mendor se: ja sa e fuqishme ёshtё Serbia dhe pa marrёveshje me tё s’po mund tё bёjmё gjё, andaj qё tё lirohemi nga kjo ngulfatje, duhet qё nё “marrёveshjen historike” t’ia japim veriun e Kosovёs.

Kёtё frymё e kishte prezentuar edhe kryetari i Kosovёs, Hashim Thaçi, nё njё shkrim tё tij autorial nё shtator tё kёtij viti, me titull “Korrigjimi paqësor i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, duke shkaktuar habi tё madhe te popullata e Kosovёs dhe duke ngitur dyshime tё bazuara pёr kolaboracionizёm, ku ndёr tё tjera kishte thёnё, se:

Ne nuk mund t’i arrijmë këto qëllime (anёtarёsimin në OKB, nё NATO dhe nё BE) dhe nuk mund ta vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë”.

Duke vazhduar me tej se “Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis…Njohja nga Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik.” Dhe mё pas arsyeton duke ngitur pyetjet: “Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve… Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë … Fatkeqësisht, jo “ thoshte Thaçi. “Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo  vazhdonte Thaqi. “Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër…Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne”.

Cila pёrgjegjёsi dhe pёr çfarё o zotёri Thaçi?! Nёse Serbia do integrime evropiane le tё merret me tё kaluarёn gjenocidiale tё saj dhe le t’i bartё pasojat! Nёse s’e bёn kjo qeveri profashiste e trashёgimtarёve tё Millosheviqit e Sheshelit, le ta bёjё njё qeveri tjetёr serbe, sepse atje do tё rritet presioni popullor pёr mosintegrim evropian dhe do rriten zёrat anti-rusi, fundja kjo s’ёshtё fare punё e jona. Po nё ç’zor je futur dhe pse u ndihmon ti o zotёri Thaçi nё realizimin e projektit tё Serbisё sё madhe. Ҫ’na hyn ne nё punё, a bindet Serbia apo ta pyesim Serbinё?! A e ke pyetur ti Sёrbinё zotёri Thaçi kur ke kapur armёn pёr t’u çliruar nga okupatori serb?!

E si rrjedhojё, sipas Robotit Thaçi tё cilin e teledirigjojnё “miqtё” e huaj, ku nё telekomandёn e tyre kanё edhe atё butonin e kuq qё e qon drejt nё Hagё, duhet arritur “marrёveshja historike” me Serbinё duke e ndarё territorin e Kosovёs. Ka tё ngjarё qё konstrukti do tё jetё: Veriu i Kosovёs, Serbisё, pjesa e mbetur veshtirё tё funksionojё si shtet, dhe pёr t’u hedhur hi syve shqipёtarёve, ja po ua lejojmё tё bashkoheni me Shqipёrinё”. Dhe ja me aminin e “miqve”, vjen nё pёrpikmёri deri te realizimi i politikave sёrbomёdha – pasi qё me gjenocid s’mundёn ta zbrazin Kosovёn, atёherё vjen ndarja e Kosovёs mes Serbisё e Shqipёrisё.

“Miqtё” ndёrkombёtarё kёtё konstrukt po e realizojnё me shkathtёsi dhe nё mёnyrё tё sofistikuar, natyrisht me Robotёt kusilingё qё vetё i kanё konstruktuar nё pushtet aq gjatё, deri sa t’i realizojnё tёrё konstruksionet e tyre. Tё shkojmё me rradhё:

Sё pari njё situatё hipotetike diku para nja 10-15 viteve: Çfarё statusi politik pёr Kosovёn?!

Pёrgjigjja e “miqve”: Kosovёs nё fazё tё parё duhet dhёnё diçka qё emrin e ka pavarёsi pёr t’i qetёsuar shqiptarёt se janё shumё dhe jetojnё nё shumё shtete tё Ballkanit, pasi qё seriozisht mund ta kёrcёnojnё dhe rrezikojnё paqen dhe stabilitetin rajonal, aq mё tepёr pas tragjedisё qё pёsuan gjatё fushatёs gjenocidiale serbe, e cila na detyroi edhe ne tё intervenonim.

Si rezultat vjen ‘Pako e Ahtisarit’ ku popullsia mbi 90% u diskriminua aq shumё dhe nё mёnyrё iracionale dhe atё, pёr hirё tё diskriminimit pozitiv tё pakicave, tё cilin konstrukt s’e gjen askund nё botё, ama bash askund.

Emri ‘pavarёsi’ pёr tё cilin me shekuj ishte sakrifikuar,  vuajtuar, vrarё e masakruar ky popull, do t’u hidhte hi syve shqiptarёve tё Kosovёs, dhe i hutoi ata shpirta tё pёrvuajtuar, derisa brendia e “pakos sё Ahtisarit” stoponte e bllokonte ndёrtimin dhe zhvillimin e Kosovёs. Konstrukt se jo mahi.

Rugova shuhet me hir apo pahir; eliminohet Surroi nga skena politike; mё herёt Serbia nё luftё kishte vrarё disa koka pёrnjёmend siç ishin Ukshin Hoti e Fehmi Agani, dhe si me planometri nga “miqtё” çdo gjё ishte konstruktuar pёr Robotin Hashim Thaçi. Edhe gjykata e BE-sё Eulex, njejtё si ajo e UNMIK-ut ishte konstruktuar, jo pёr ndihmё nё forcimin e Sundimit tё Ligjit /tashmё fakt notor qё Eulex ka dёshtuar keq/, por pёr ta mbajtur Hashim Thaçin nё pushtet, duke konstruktuar gjykime kundёr rivalёve tё tij politikё, kurdo qё mund t’i shfaqeshin dhe sa herё qё do tё mund t’ia rrezikonin pozitёn.

Nё njё pasazh tё veprёs kundёrthёnёse “Protokolet e dijetarёve (pleqnarёve) tё Sionit” thuhej: “Edhe nёse do tё jetё lideri mё i mençur i njё vendi, ne do ta bёjmё tё dёshtojё nё labirintet qё do t’ia thurrim. Por, edhe nёse ёshtё lideri mё budalla nё botё, ne do ta bёjmё tё ketё sukses po tё na konvenojё neve”. Konstruksione interesante kёto!

Menjёherё pas shpalljes sё Pavarёsisё pёr habinё e tё gjithёve, Thaçi atёherё kryeministёr /qё ditё mё parё lexoi deklaratёn e pavarёsisё/, pёrkrah fuqishёm  6 pikat e Ban Ki Mun-it, qё e bёjnё Serbinё hisedare nё Kosovё, dhe nё kёtё e mbёshtet edhe mё fuqishёm ambasadorja e atёhershme e SHBA-sё nё Kosovё dhe “miqtё” tjerё me disa pёrjashtime. Pasardhёsi i ambasadores do shquhet shumё mё tepёr pёr trashjen e raporteve me kastёn e korruptuar qё dёmtonin pa mёshirё buxhetin e Kosovёs me kontrata tё dyshimta, si dhe me avokimin nё favor tё Robotit pёr ta mbajtur me çdo kusht nё pushtet, edhe kur bёhej vjedhja “industriale e votave” qё si rezultat final po sjellin ndarjen e Kosovёs.

Ukshin Hoti njё njohёs briliant i marrёdhёnieve ndёrkombёtare, nё veprat e tij ka tёrhequr vёmendjen pёr kujdes ndaj “kokave tё nxehta” tё administratёs amerikane, meqё janё tё prirё pёr “kurshlluze” pёr interesa personale ose tё grupeve tё caktuara tё interesit. Ukshin Hoti s’ёshtё mё, por diçka la nga trashёgimia krijuese, nёse dikush i ka lexuar.

“Tё kam mik, mё ke ndihmuar duke ndihmuar edhe veten tuaj, por vijat e kuqe as qё diskutohet t’i shkelim nё dёm tё popullit dhe territorit tё vendit tim” – do tё ishte pёrgjegjja mё e thjeshtё qё do tё duhej tё pёrdorej nga çdo lider i vendit nё raport me “miqtё”. Por nё lojё ёshtё Roboti qё udhёhiqet nga telekomanda e “miqve”.

Konstruktet e “miqve” nisur nga “pakoja e Ahtisarit” po e bёjnё namin: Sё pari e futin nё “Pako” njё konstrukt joparimor e tё kundёrligjshёm  pёr faljen e 2.500 hektarёve pёr fqinjin jug-lindor Maqedoninё. Hajt se e pranojnё kosovarёt se po u ofrojmё “pavarёsi”.

Konstrukt tjetёr ёshtё perfiditeti i faljes sё mbi 8.000 hektarёve pёr Malin e Zi. Roboti sёrish protagonist, me eksponentё tё SHBA-sё e BE-sё qё e shtynё fortё nё kёtё ndёrmarrje tradhёtie. E kёta tjerёt liderucё Kosove nёn hijen e Robotit, me pak “karrota” qё u ofrojnё “miqtё” por duke ua mbajtur “shkopin” mbi kokё, hynё nё vallen e tradhёtisё. S’ka justifikim para historisё pёr ta. Qelben po aq sa Roboti. E Liberalizimi i vizave askund nё dukje, ndonёse ishte premtuar me pompozitet nga “miqtё” qё sapo tё ratifikohet demarkacioni hyn nё fuqi lёvizja e lirё. Kosova mbetet vendi i vetёm nё Evropё i izoluar. BE-ja gjen arsyetime tё llojllojshme pёr zhagitje, por indikatorёt janё qё deri sa t’ja japim Serbisё veriun kjo s’do tё ndodhё. “ Mos i zini besё Evropёs Kurvё plakё” do tё thoshin pleqtё e moqёm.

Nё ndёrkohё, duke mbajtur Kosovёn nё izolim dhe pa zhvillim ekonomik, Serbia vazhdon zhvillimin dhe rindёrtimin e kapaciteteve ushtarake, duke investuar shumё nё kёtё sektor me armatim modern, derisa Kosovёs i bёhen shumё pengesa pёr ta krijuar madje njё ushtri tё vogёl. Mbase pёr tё thёnё, kohёt kanё ndyshuar, Serbia ёshtё ngritur, Rusia po ashtu ёshtё mё me shumё ndikim, situata gjeopolitike po ndёrron, andaj Kosova s’e ka mё luksin pёr tё kushtёzuar /kupto: pёr tё ruajtur dinjitetin/, andaj lёshoni pe. Retorikё kjo edhe e Robotit nё kohёt e fundit.

Tash ka mbetur pёr tё marrё formё konstrukti i rradhёs pёr t’ia dhёnё Serbisё rreth 10-15% tё territorit tё Kosovёs. Liderucёt vendorё (pa kapacitete morale e atdhedashurie pёr tё rezistuar) nёn hijen e Robotit, sёrish do jenё nёn presion enorm “tё miqve” tё cilёt miq prapё do lozin lojёn e “shkopit dhe karrotёs”.

E pas kёtij konstrukti vjen prapё njё konstrukt tjetёr i rradhёs, i tipit: Pёr t’u hedhur hi syve popullit tё Kosovёs, ja po u lejojmё tё bashkoheni me nёnёn Shqipёri (me pёrkujdesje tё veçantё nga tё huajt pёr kishat e manastiret dhe popullatёn serbe tё mbetur nё jug tё Ibrit). Dhe ja me aminin e “miqve”, vjen nё pёrpikmёri deri te realizimi i projekteve sёrbomёdha – krijimi i Serbisё sё madhe me ndarjen e Kosovёs mes Serbisё e Shqipёrisё. Prelud edhe pёr ndarjen e Bosnjёs dhe mundёsi pёr ta aplikuar tё njejtёn edhe nё Mal tё Zi. Bravo pёr “miqtё”.

Po kёta “miq” pёr kёto 10 vite tё shtetit – qё kurrё lulёzim s’i pamё, do ta pёrkrahnin nё praksё parreshtur kastёn e korruptuar (me raste e kritikonin me ndonjё fjalё pёr ta shpёrlarё veten). Pёrkrahja e “miqve” nё trashjen e krimit tё organizuar dhe korrupsionit pёr pushtetarёt “çlirimtarё” tё Kosovёs, duke e lёnё tё izoluar popullin e Kosovёs e duke mbytur zhvillimin ekonomik dhe dobёsimin deri nё zhbёrje tё shtetёsisё sё Kosovёs, mbёshtjell konstruktin e rradhёs.

Si rrjedhojё, nё kёto 10 vjet kemi boshatisjen e Kosovёs nga populli e rinia, tё cilёve Roboti nёn telekomandё ua vrau ёndёrrat dhe ua errёsoi perspektivat. Pёr kёto 10 vite rreth 200 mijё qytetarё kanё ikur nga vendi, edhe kjo pjesё e konstruktit pёr t’u mos rebeluar populli e rinia kundёr kёsaj theqafje. As pushtuesit shekullorё s’kanё mundur tё na zhbёjnё me kёto pёrmasa pёr kohё kaq tё shkurtёr, madje duke pёrdorur edhe gjenocidin ndaj nesh.

Ishte rasti kur “miqtё” konstruktuan ikjen e 100 mijё kosovarёve si “qergashё” nёpёr rrugёt e kufijtё e Serbisё e Hungarisё, pas imponimit pёr lidhjen e koalicionit joparimor paszgjedhor PDK-LDK i cili koalicion do t’i jepte vulё tradhёtisё kombёtare me nёnshkrimin e Asociacionit, si derivat i Tradhёtisё sё Madhe paraprake tё Robotit nёn telekomandё, me marrёveshjen e Prillit 2013.

Sepse sipas konstruktit tё “miqve” ekzistonte rreziku qё popullata e cila ngulfatej nga paperspektiva, do tё ngritej nё revoltё kundёr Robotit. Pakёnaqёsia e popullit do tё kulmonte kur tё nёnshkruhej tradhёtia kombёtare pёr Asociacionin dhe kёtё e dinin “miqtё” shumё mirё. Kёshtu qё duhej ruajtur Robotin. Sipas konstruktit tё tyre, pёr ta ruajtur Robotin nё pushtet, duhet ta detyrojnё atё pjesё revolucionare tё rinisё e popullit tё ikё para shpёrthimit, duke ua hap dyert nga Serbia dhe kjo do tё shkaktonte demoralizim, lodhje e zbrazje mendore e shpirtёrore tё popullit pёr tё bёrё diç.

Si epilog, siç thamё, nё fund kompletohet super-konstrukti i “miqve” qё do tё jetё i tipit: Ja ne bёmё ç’mos pёr ta krijuar dhe ndёrtuar shtetin e Kosovёs, por doli tё jetё projekt i dёshtuar sepse rezultoi qё Kosova s’ka resurse e kapacitete pёr ta zhvilluar e mbajtur veten ekonomikisht e politikisht. Prandaj, si rezultat e ndamё kёtё territor mes fqinjёve: Pak i dhamё Maqedonisё; Pak mё shumё Malit tё Zi; Njё copё goxha tё mirё ja dhamё Serbisё; Dhe pjesa e mbetur le t’i bashkohet Shqipёrisё meqё shqiptarё nё Kosovё janё mbi 90% dhe kёshtu qё po ua plotёsojmё dёshirёn e kahmotshme pёr bashkim kombёtar!!!

Konstrukti mendor i paprekshmёrisё dhe lojalitetit tё pakusht ndaj “miqve”, pavarёsisht se çka thonё e veprojnё ata, apo edhe, sa pa mёshirё tё godasin nёn brez, na ka sjellё nё kёtё situatё. E Volteri i rrahur nga jeta, i lutej perendisё: “Zot mё shpёto nga miqtё se nga armiqtё mbrohem vet”. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment