Interpol zyrtarisht ka konfirmuar agjendën e samitit të kësaj organizate. Në bazë të kësaj është bërë e ditur se si pikë e rendit të ditës në agjendën e samitit të Interpolit është edhe votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, raporton Kabllogrami
Përpos votimit për Kosovën, në të njëjtën ditë pritet që Asambleja e Përgjithshme të bëjë edhe zgjedhjen e një Presidenti të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për SHBA-në, Azinë dhe rajonet evropiane.
Përkundër që zv/kryeminsitri Behgjet Pacolli njoftoi se do të mbahet me datën 20 nёntor, sipas agjendës, votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të bëhet në ditën e fundit të samitit, më 21 nëntor.
“Aplikimet për anëtarësim nga Kosova do të shqyrtohen nga Asambleja e Përgjithshme, e cila gjithashtu do të votojë poashtu për një President të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për Amerikën, Azinë dhe rajonet evropiane, në ditën e fundit të konferencës”, thuhet në njoftimin zyrtar të siguruar nga Indeksonline, transmeton Kabllogrami.
Ndryshe ky samit do të zgjasë deri më 21 nëntor. /©kabllogrami/