Prodhues të ndryshëm të smartfonëve janë duke punuar në telefonat e tyre të palosshëm. Por, po ashtu edhe prodhuesit e kompjuterëve dhe procesorëve si Microsoft, Qualcomm, IBM dhe Intel janë duke punuar në pajisjet e palosshme.
LetsGoDigital raporton se Inteli tani ka marrë patentën për prodhimin e telefonit të vetë të palosshëm.
Halfway 2017 WIPO ka publikuar patentën nga Intel Corporation e cila ka të bëjë me “pajisjen elektronike me ekran të palosshëm”. Është një patentë dizajni me shumë fotografi dhe një përshkrim shumë të shkurt, transmeton Koha.net. Ilustrimet në patentë tregojnë smartfonin e palosshëm i cili mund të transformohet në një tablet të madh, duke përfshirë hapësirën e tri ekraneve. Lapsi Stylus e bën më të përshtatshëm përdorimin e kësaj pajisje të palosshme.
Duket se ky smartfon/tablet i palosshëm i avancuar nuk do të jetë në dispozicion nëpër tregjet së shpejti, por duket se kompanitë si Inteli janë po ashtu duke investuar për të ardhmen në këtë lloj teknologjie (ekrane të palosshme)./©Kabllogrami/
Këtu mund të shikoni patentën e smartfonit të palosshëm të Intelit.