Instituti EPIK ka reaguar menjëherë pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutuese duke përmbledhur në një komunikatë për media – disa nga pikat kryesore të cilat sipas këtij Instituti paraqesin disa cilësi të sistemit tonë kushtetues, ku spikat edhe me këtë aktgjykim – kuadri kushtetues, e jo pasionet e ambiciet personale, që duhet të shërbejnë si pikë referimi për dialogun tonë me Serbinë.
Këtij reagimi, Instituti EPIK ia ka bashkangjitur edhe infografikat nga studimi i tyre “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”.
Në vijim mund ta shihni të plotë reagimin e Institutit EPIK:
“Komunikatë për media
Reagim i Institutit EPIK pas publikimit të sotëm të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
Prishtinë, 27 qershor 2019
Sot u bë publik Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Kosovës , me të cilin u anulua Ligji për dialogun me Serbinë, si dhe nuz-produkti i këtij ligji, ekipi i ashtuquajtur negociues.
Më këtë vendim, Gjykata Kushtetuese sërish tregoj se Kushtetuta, jo teket e pasionet politike, duhet të komandojnë jetën tonë publik.
Në Aktgjykim qartë vihen në spikamë disa cilësi të sistemit tonë kushtetues, të cilat në vazhdimësi Instituti EPIK i ka vënë në dukje, herën e fundit në kuadër të studimit dhe tryezës tonë “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”, të mbajtur me 13 maj 2019.
- Cilësia e parë ka të bëj me natyrën e sistemit kushtetueses të Kosovës dhe vendeve përreth. Kosova ka një demokraci kushtetuese parlamentare, ku pushteti buron nga populli, i cili ngelet sovran çdoherë , dhe ushtrohet përmes organeve përfaqësuese dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ku ka nevojë.
- Cilësia e dytë e kësaj demokracie, të cilës sot e konstatoj Gjykata Kushtetuese, është se demokracia jonë nuk është demokraci popullore e shumicës por demokraci kushtetuese ku kuvendi si organi kryesor përfaqësues i popullit shërben si zinxhiri legjitimes i krejt organeve tjera, qoftë në mënyrë tëdrejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthorët.
- Cilësia e tretë e demokracisë kushtetuese kosovare është ndarja e balancimi i pushteteve, ku secili pushtet i ka kompetencat e veta kushtetuese, të cilat balancojnë njëra tjetrën, dhe ku asnjë organ nuk është më i lartë dhe më suprem se tjetri. Vetëm Kushtetuta është supreme, asnjëherë asnjë organ tjetër dhe asnjë vullnet politik i shprehur jashtë kuadrit kushtetues.
- Cilësia e katër e Aktgjykimit ka të bëj me anulimin e ligjit për dialogun dhe të vetë trupit kryesor dialogues, tëashtuquajturin Delegacion Shtetëror, sepse është formuar jashtë parametrave kushtetues dhe si një organ i posaçëm me njëmandat të vjedhur kushtetues: as Shefit të Shtetit të Kosovës e as këtij Delegacioni nuk i takon e drejta për të dialoguar, por vetëm ekzekutivit të Kosovës, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme tëKuvendit për aq sa dialogu prek çështjet nga neni 18.1 dhe neni 20 i Kushtetutës . Shefi i Shtetit, e tha Gjykata Kushtetuese, eventualisht mund të konsultohet. E konsultimi, siç dihet , nuk ka një efekt juridik por më shumë kurtuazie për të respektuar njërin prej organeve ceremoniale dhe që simbolizon Shtetin e Kosovës në aspektin krejt formal e ceremonial.
- Cilësia e pestë dhe e fundit është se ky Aktgjykim e ka bërë të qartë përtej çdo dyshimi, siç e ka thënë Instituti EPIK me kohë, se vetëm kuadri kushtetues, jo pasionet e ambiciet personale, duhet të shërbej si pikë referimi për dialogun tonë me Serbinë.”
©Kabllogrami