Ilir Deda: Logjika e thotë që opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një reagimi në Facebook ka folur sesa e rëndësishme është shkuarja në zgjedhje, e jo se kush do të bëhet kryeministër. Por thekson se “logjika e thotë se Qeveria e ardhshme të jetë opozita e tashme, e qeveria e tashme të bëhet opozitë”.

“Zgjedhjet e radhës janë mundësi për Kosovën, po jo me diskutimet “kush osht kryeministër” apo “kush me kon po bon koalicion” para ose pas zgjedhjeve. Logjika e thotë që Qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme. E në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet. Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it? Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet “vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje”? Apo “bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë”?”, shkruan Deda.

Sipas deputetit Deda, të gjitha partitë e kanë para vetës sondazhin e bërë pas 3 gushtit, ku të katër partitë e mëdha janë mes 19 e 22%, dhe për arsye të margjinës së gabimit nuk dihet cila është partia e parë.

“Unë këtu s’po shoh ndryshim, por Qeveri me pjesë të PAN-it prapë, qeveri të gjysmë-ndryshimit. Është vetëm një mundësi për ndryshim – ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës”, shkruan Deda.

 

Comments (0)
Add Comment