Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik (IKSHP) përmes një deklarate thërret qytetarët që të vazhdojnë me masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit meqënesë ende nuk ka kaluar rreziku nga kjo pandemi.
IKSHP përmes një deklarate për media në web faqen e tyre u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me mbajtjen e distancës sociale dhe mbajtjen e maskave nëpër vendet publike, meqë rreziku nga përhapja e virusit COVID-19 nuk ka kaluar ende pavarësisht masave lehtësuese nga qeveria dhe numrit më të vogël të rasteve të infektuara të shfaqura ditëve të fundit.
Për më shumë informata mund të vizitohet komunikata e lëshuar nga IKSHP-ja në këtë link.
Përndryshe, gjithsejt, në Kosovë numri total i të prekurve deri me datë 11 Maj është 884, nga ta 655 janë të shëruar, ndërsa të vdekur janë 28. Kosova aktualisht ka 201 raste aktive që po trajtohen me COVID-19.
©Kabllogrami