Një reporter lajmesh në Japoni u kap duke ekzagjeruar në një raport mbi reshjet e borës, por doli zbuluar kur një banor vendas postoi fotot e vërteta në rrjetet sociale, transmeton Kabllogrami
Reporteri i NKH raportoi se thellësia e dëborës arrinte belin e tij në qytetin e Sukayu, por kishte gjetur pikën ku dëbora ishte mbledhur më shumë dhe ishte ulur qё thellёsia e borёs tё dukej mё e madhe.
“Siç mund ta shihni, kaq shumë borë është grumbulluar, saqë është aq e lartë sa beli im”, tha gazetari.
Por pak më vonë, një banor vendas, dëshmitar i ngjarjes e kishte demaskuar kur kishte krahasuar pamjet e lajmeve me fotot e skenave që tregonin qytetin të mbuluar me të një sasi të vogël dëbore.
Fotot e vendasit tregonin se gazetari ishte ulur qëllimisht në një grumbull bore të dendur, në një anë të rrugës. /©Kabllogrami/