Haradinaj rreth anulimit të Samitit të Parisit: Dialogu vazhdon kur Serbia të jetë e gatshme të na njohë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për anulimin e Samitit të Parisit. Kreu i Qeverisë ka thënë se tashmë është qartësuar situata dhe se në dialog do të kthehen në momentin kur Serbia të jetë e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi ai thotë se kjo është e vetmja temë që ka mbetur për t’u diskutuar.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk e di se për çfarë arsye është shtyrë një takim i tillë, duke ritheksuar se Kosova është palë serioze në dialog.

“Kaniher thojm, që në sherr del hajri, e ne hajr del sherri. Por është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjidh. Dialogu teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbet pa u zgjidh, është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Kur palët të jenë të gatshme të diskutojnë për njohje recirpoke në kufijtë ekzistues atëherë ulemi në dialog, deri atëherë do të ketë pritje”, ka thënë Haradinaj nga zyra e AAK’së.

Ai thotë se e mira e shtyrjes së Samitit të Parisit është fakti se tashmë në tavolinë ka mbetur vetëm një temë, ajo e njohjes së ndërsjellë, ndërsa sipas tij negative është që Serbia ende nuk është e gatshme të ulet në dialog. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment