Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit me gazetarë, ku ka folur për punën e bërë gjatë vitit, të arriturat por edhe vështirësitë që kanë hasur gjatë rrugës në implementimin e zotimeve të tij për vitin që po lëmë pas, raporton Kabllogrami.
Haradinaj ka thënë se vitin që vjen Qeveria do t’ia kushtojë ekonomisë. “Energjia jonë, vëmendja jonë do t’i kushtohet ekonomisë. Tashmë i kemi përpara programet që do t’i fillojmë vitin tjetër”.
Për taksën ndaj produkteve serbe kryeministri ka deklaruar se masa është ekonomike dhe nën mbrojtjen ekonomike të Kosovës.
“Ne duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm i kemi dhënë disa qindra milionë me ble armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshiron të merremi vesh për njohjen reciproke dhe me të punojë me logjikën evropiane, amerikane në Ballkan, do ta largonim taksën që nga sot. Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.
Sa i përket dialogut, kryeministri Haradinaj tha se votimi i delegacionit shtetëror e ka gjet përkrahjen e të gjithëve, edhe timen. “Kemi mbërri në një kornizim të diagolut, por nuk kemi arritur ta finalizojmë”, shtoi ai.
Në pyetjen se a ka hequr dorë presidenti nga korigjimi i kufijve, Haradinaj disi ka bishtnuar në përgjigje duke u shprehur: “Mendoj se është njëfarë konfirmimi se i jepet rol delegacionit. Ne nuk e kemi lehtë. Kemi sfida. Fokusimin do t’ia jepi ekonomisë”. /©Kabllogrami/