Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, se ka pranuar mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes Facebook-ut.
“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë”, shkruan Haradinaj në Facebok. /©Kabllogrami/