Hani këto ushqime për të ulur kolesterolin në gjak

Sipas një studimi të bërë nga Dr. David Jenkins i Universitetit të Torontos, ushqimet si sallata, lakra, spinaqi po edhe arrat, farat, fasulet dhe qumështi i sojës mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL (të keq) në organizëm, transmeton mapo.al rezultatin e studiuesve në këtë fushë.

Njerëzit me nivele të larta kolesteroli të keq shpesh këshillohen të ndjekin një dietë të ulët në yndyrë, me kolesterol të ulët, me fibra të larta, e cila ka vërtetuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit por ama në një nivel të vogël.

Pra një mënyrë e mirë për të shpëtuar nga nivelet e larta të kolesterolit në organizëm do të ishte ndjekja e dietës së Portofolit e shpikur nga vetë ky doktor.

Çfarë të hamë për këtë dietë?

-Tërshërën

– Bajamet

– Bimë

-Proteinat e sojës

Sa energji duhet të marrë një person nga yndyrat?

Jo më shumë se një e treta e energjisë në organizëm duhet të vijë nga yndyra, që do të thotë një maksimum prej 90g energji në organizëm duhet të vijë nga yndyrat.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment