Hahni takohet me Vuçiqin në Beograd, pa detaje rreth bisedës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq priti sot komisionarin e Bashkimit Evropian pёr Zgjerim, Johannes Hahn, nё njё vizitё para se ky i fundit tё zbarkojё nё Prishtinё pёr tё kёrkuar nga Qeveria e Kosovёs heqjen e taksёs pёr mallrat nga Serbia dhe B&H, raporton Kabllogrami

Takimi i Hahnit me presidentin Vuçiq nuk u njoftua zyrtarisht. Siç njoftojnë mediat e Beogradit, takimi ka zgjatur rreth dy orë, por nuk jepen hollësi për përmbajtjen e bisedës, pёrveç faktit se kryetari serb ka falenderuar Komisarin Hahn pёr mirёkuptimin ndaj brengave legjitime tё Serbisё lidhur me taksёn, derisa vet Hahn pas takimit me Vuçiqin pёrmes njё postimi nё Twiter ka thёnё se do tё kёrkojё nga Prishtina heqjen e taksёs prej 100%, e cila ёshtё shkelje e marrёveshjes sё CEFTA-s, raporton Kabllogrami.

Komisionari evropian për Zgjerim do të vizitojë sot Prishtinën, pёr tё kёrkuar nga autoritetet kosovare shfuqizimin e taksёs 100% pёr produktet nga Serbia dhe B&H. Qeveria e Kosovёs po refuzon të pranojë ftesën nga Brukseli për të shfuqizuar taksën mbi mallrat nga Serbia. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment