Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet me Maqedoninë Veriore të nisin këtë vit.
Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”.
“Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në përgjithësi”, tha Hahn.
“Marrëveshja e Prespës, që hapi rrugën drejt nënshkrimit të protokollit në NATO, poashtu është hap drejt integrimit evropian, për shkak se strategjika jonë për Ballkanin Perëndimor është shpallur vjet dhe definon pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore si kushte për të hyrë në BE”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane, Johannes Hahn.
Ai është i bindur se vendet anëtare në qershor “do ta vlerësojnë këtë sukses të madh”.
“Kuptohet se duhet të ketë progres të dukshëm në zbatimin e agjendës reformuese në të cilën duhet të fokusohen gjitha përpjekjet. Nëse suksesi historik i marrëveshjes së Prespës është i shoqëruar nga reforma solide, sa shoh Qeveria synon të arrijë këtë, jam i bindur se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër për hapjen e negociatave që këtë vit. Në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së, pasi nëse shtetet kandidate i përmbushin, atëherë edhe ne patjetër t’i përmbushim premtimet tona”, tha për AIM, komisari për Zgjerim Johannes Hahn.
Shpresojmë që këto premtime të komisarit Hahn mos të jenë gënjeshtra si në rastin e Kosovës, kur nga zyrtarët e lartë të BE-së u tha që sapo ta ratifikoni demarkacionin me Malin e Zi, do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. /©Kabllogrami/