Pak orë pasi që nga Beogradi, Hahn dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhanë mesazhe për heqjen e taksës prej 100 % për të gjitha produktet serbe dhe boshnjake, komisioneri evropian ka ardhur në Kosovë, bёn tё ditur Kabllogrami
Fillimisht ai sonte pritet të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, pastaj me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Pas këtyre takimeve, komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do të mbajë edhe konferencë për medie.
Orë më parë, Hahn është takuar edhe me Vuçiq, e për këtë arsye janë shtyrë për disa orë takimet që ishin paraparë të mbahen më herët në Kosovë.
Fokusi kryesor i vizitës së Hahn, do të presioni joparimor për revokimin e taksës 100% pёr mallrat Serbia dhe B&H. Do tё ishtё e udhёs sikur Hahn tё vinte me lajme se BE-ja do tё pёrmbushё obligimet e veta, duke miratuar heqjen e vizave pёr qytetarёt e Kosovёs qё njёherit do tё bёnte qё Kosova tё mos jetё vendi i vetёm i izoluar nё Evropё. /©Kabllogrami/