Gruevski ‘kapet mat’ në restorant /Video/

Pas fotos së djeshme, ku shihej qartë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke shëtitur si ‘në bashqe të babës’ në rrugët e shtetit ku ka përfituar azil, së fundmi mediat hungareze kanë nxjerrë edhe një video të tij, përcjell Kabllogrami.

Në pamjet filmike duket qartë ish-kryeministri Gruevski, i cili del  nga një restorant në Budapest.

Videon e tij e ka publikuar portali “24. Hu”, ndërsa gazetari përpiqet të komunikojë me ish-kryeministrin, por nuk merr asnjë përgjigje nga ai. Gruevski, pasi del nga restoranti largohet shpejt me një makinë, e cila e priste jashtë. /©Kabllogrami/

Ndiqni videon:

Comments (0)
Add Comment