Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Grevski në një intervistë për televizionin “Sitel” është shprehur se ka pasur plane të shkojë në burg, por është tërhequr në fund pasi është informuar se do ta eliminonin brenda në qeli.
“Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më likuidonin dhe për atë ndërrova mendje”, është shprehur Gruevski.
Ai mes tjerash ka theksuar se një ditë do të kthehet në Maqedoni dhe se për momentin ndodhet në Hungari për shkak të përndjekjes politike që i bën Maqedonia, transmeton BW.
Ish-kryeministri tha mes tjerash se kishte marrë informacion për vrasjen e tij të planifikuar dhe kjo e bëri të ndryshojë mëndje dhe të arratiset.
“Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj atë për momentin”, ka thënë Gruevski. /©Kabllogrami/