Greva në Arsim hyn në javën e tretë, vazhdon dhuna shpirtërore e psikike ndaj nxënësëve, askush s’çan kokën

Greva e mësidhënësëve dhe arsimtarëve nën tutelën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit e Shkencës të Kosovës ka hyrë në javën e tretë, pa shenja në horizont se do të ndërpritet, duke lënë nxënësit të ngujuar në shtëpitë e tyre, me dëme të rënda për arsimin në Kosovë edhe ashtu me një cilësi tepër të ulët këto 10 vitet e fundit, sikur dikush qëllimisht po dëshiron që ta shkatërrojë përspektivën e rinisë kosovare, dhe me këtë t’i shkatërrojë të gjitha të arriturat e shumë mundimshme deri në çlirimin e vendit, dhe ta kthejë Kosovën e syrgjynosur nën pushtim të pushtuesve të deri djeshëm apo të pardjeshëm, shkruan Kabllogrami.  

SBASHK-u përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe ka vendosmëri për vazhdimin e grevës deri në përmbushjen e kërkesave, pa u mërzitur fare për dëmet e pariparueshme që po u shkaktohen nxënësëve, shkruan Kabllogrami.

“Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit, me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve. SBASHK-u këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të krijojnë huti mes grevistëve”, thuhet në komunikatë.

“SBASHK-u ishte dhe mbetet  i Republikës së Kosovës  dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve apo e ndonjë subjekti politik (pos e presidentit të Kosovës – vërejtja e Kabllogramit). SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona”, thuhet në njoftim. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment