Disa persona të maskuar kanë kryer një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Njёri prej tyre ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë, bёn tё ditur Kabllogrami.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, i vitit të lindjes 1999, pasi ka grabitur një market në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur për koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se gjithashtu në rast dyshohet se janë përfshirë edhe disa persona. Kemi mёdyshje se 4 persona mund të kenë kryer këtë grabitje.
Hoxha ka shtuar se të dyshuarit pasi e kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia, gjatë ikjes kanë hedhur çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e rasteve te tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryerësve te rasteve te tilla, duke ndërmarrë veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë për fund Daut Hoxha. /©Kabllogrami/