Google ka arritur të patentojë dizajnin e telefonit të palosshëm me katër ekrane

Për momentin, kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, dizajni më i logjikshëm është telefoni që hapet/mbyllet si një libër. Ky dizajn është pranuar nga Samsung dhe Huawei me modelet e tyre të ardhshme fleksibile, por Google si duket po planifikon ta ngrijë këtë dizajn në një nivel të ri, raporton LetsGoDigital.

Në patentën, e cila u zbulua nga sajti LetsGoDigital, shihet dizajni i patentuar nga Google dhe zbulohet telefoni i palosshëm me madje katër ekrane. Siç shihet në skica, pajisja duket si njëfarë lloj libri, ku secili prej ekraneve funksionon si një faqe.

Tani për tani nuk dihet se si mund të përdoret një pajisje e tillë, por patenta i tregon disa potenciale dhe mundësi të pajisjeve dhe displejeve të palosshme, të cilat mund të zbatohen në dizajnimet më pak konvencionale për produktet e reja, shkruan KOHA Ditore.

Natyrisht, meqë bëhet fjalë për patentë, nuk ka asnjë garanci se ideja e kësaj zgjidhjeje do të zbatohet edhe në ndonjë produkt specifik në praktikë. Google ka konfirmuar se po i hulumton teknologjitë e pajisjeve të palosshme dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet kompania në këtë fushë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment