Godet fort i biri i Adem Jasharit: Ata nuk u flijuan që sot Kosova të japë tokë të saj /video/

Në Shkup, ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, sot kryeqytet i një shteti tjetër për shkak të padrejtësive historike që u janë bërë shqiptarëve ndër shekuj si dhe tradhëtive ndërshqiptare sikur sot nga disa liderë tanë, u përkujtua vepra e komandantit legjendar Adem Jashari, në kuadër të ‘Epopesë së UҪK-së’ dhe në nderim të veprës sublime të familjes Jashari.

Pllakë përkujtimore në Shkup për nder të Adem Jasharit

Për këtë qëllim u vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e shkupjanit Ismet Shabani, bashkëpunëtorit dhe njeriut që qëndroi pranë Adem Jasharit me vite të tëra dhe në shtëpinë e të cilit Adem Jashari gjithmonë kur kishte nevojë – kishte gjetur strehë të sigurtë.

Të ftuarve nga Kosova për këtë eveniment u printe vet djali i Adem Jasharit, Lulëzimi me bashkëluftëtarë të babait të tij, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Shekip Fazliun e bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë tjerë nga gjithë tokat Ilire të banuara me shqiptarë.

Në cilësinë e nikoqirit, kryetari i komunës së Qairit në qytetin e Shkupit, Visar Ganiu, në vigjilje të 7 Marsit, në shkollën fillore në Qair që mban emrin e Adem Jasharit organizoi një ceremoni dhe akademi përkujtimore ku morën pjesë veprimtarë të ftuar nga gjithë tokat ilire.

Të pranishmëve iu drejtua Lulëzim Jashari i cili erdhi në Shkup me mesazhe të forta duke goditur rëndë politikat kuislinge të Hashim Thaçit.

Ai tha se “Kush mund të na bashkojë më fuqishëm se ata që atdheun e tyre e kanë pasur më të rëndësishëm se jetën e tyre”.

Para të pranishmëve, Lulëzim (Adem) Jashari goditi direkt politikat e Hashim Thaçit që po u vie era tradhëti kombëtare: “Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë; Nuk janë flijuar që Kosova të japë tokë të saj; Nuk janë flijuar që ne të bëjmë pazar me trojet tona; Nuk janë flijuar që ne ta bëjmë të pasigurtë të ardhmen e brezave”.

“Gjatë gjithë historisë ata që kanë humbur luftën, kanë humbur territore. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që fitimtari të jep territor” tha ndër të tjera Lulëzim Jashari. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment