Zv/presidenti aktual i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’rast ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, bёn tё ditur Kabllogrami.
Politikani gjerman, Wieland ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është hap i duhur për vendet e rajonit dhe se është një ide e keqe.
“Në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin përshtatje të kufijve, isha i dëshpëruar. Por u bëra shumë i lumtur që Kancelarja jonë, Angela Merkel, sqaroi që ne nuk mendojmë që ndryshimi i kufijve është një hap i mirë për rajonin. Kjo ka më shumë implikime pёr paqen e sigurinё sesa në rajonet e tjera gjithandej në botë. Unë nuk mendoj që është një ide e mirë kjo dhe ne duhet të merremi me ato që kemi”, ka deklaruar ai gjatë konferencës së sotme për media pas takimit me kryeministrin Haradinaj. /©Kabllogrami/