Gjermania përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Qeveria gjermane, ka reaguar pas formimit tё Ushtrisё sё Kosovёs, e cila nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje me rastin e formimit të ushtrisë.

Zëdhënësi Reiner Breul, ka theksuar se “Kosova ka të drejtë të ketë forcen e vet të armatosur, por kjo nuk duhet të shërbejë si pretekst për eksalimin e situatës”.

Berlini zyrtar poashtu kërkon përfshirjen e pakicave serbe në bashkëpunimin me NATO-n dhe aleatët e saj, ka thёnё Breul, pёrcjell Kabllogrami

Breul thotë se “ Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet mes dy vendeve. Aprovimi i këtyre ligjeve, nuk duhet të shërbejë si pretekst i eskalimit të situatёs. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment