Gjermania kategorike: Nuk ka BE pёr Serbinё, pa e njohur Kosovën!

Peter Bayer, një deputet i CDU në Bundestagun gjerman, në një intervistë për ‘Deutsche Welle’ e ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë për Serbinë.

Nuk ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës! Këto ishin fjalët e Bayer kur u pyet për negociatat e Serbisë për BE.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës, ka modele të ndryshme për këtë, e di që nuk është e lehtë, por në të vërtetë ky ishte kushti që nga fillimi i bisedimeve. Dhe kjo nuk është me të vërtetë asgjë e re. Është e qartë për të gjithë që nga fillimi, dhe është e habitshme pse tani është duke u ngritur aq shumë pluhur për këtë gjë”, ka thënë Bayer, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse ai beson se Serbia ndonjëherë do ta njohë Kosovën, u përgjigj se kjo nuk është çështje besimi, por çështje se si të bëhet përparim vendimtar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe si do të arrinte progresi deri tek negociatat me BE-në. /©kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment