Gazeta serbe Blic REALITETI Xhudistja Srbe dhe Kosovare së bashku në podiumin e fituesëve

Tashmë duhej të ndodhte një herë. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta serbe blic.rs, duke pasqyruar qëndrimin së bashku në podiumin e fitueseve të medaljeve, të xhudistes nga Kosova, Distria Krasniqi që fitoi të artën, dhe asaj serbe, Milica Nikolić që fitoi medaljen e bronzit, në turneun Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, duke e përcjellë shkrimin me imazhe të ngitjes së flamurit të Republikës së Kosovës, transmeton Kabllogrami

Flamujt që valviteshin, njëri pranë tjetrit, i Serbisë dhe i Kosovës. Dhe kjo është realiteti i sportit tonë … Xhudo është një sport olimpik dhe si i tillë, me rekomandimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Serbia do të përballej me pasoja rigoroze po që se Nikoliqi do të refuzonte garën dhe podiumin (siç bënin më herët ekipet serbe), shkruan gazeta me tirazhin më madh në Serbi. Kjo është hera e parë që ndodh që garueset serbe dhe kosovare gjenden në podium për fituesit e medaljeve, dhe besojmë që edhe në të ardhmen të ndodhin shpesh raste të tilla, shkruan gazeta më e lexuar serbe, përcjell Kabllogrami. Sporti dhe politika nuk duhet të përzihen, por Federata e Xhudos serbe dhe Komitetit Olimpik i Serbisë ishin të pafuqishëm për shkak se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk lejon asnjë ndërhyrje të politikës në sport, shkruan blic.rs. Nikoliçi garon për Crvena Zvezdën, derisa xhudistja kosovare garon për ekipin e xhudos Ipon nga Kosova, njofton ky portal serb, derisa përfundon shkrimin duke rikujtuar lexuesit e vet se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si dhe të gjitha organizatat botërore sportive e kanë pranuar Kosovën nën ombrellën e tyre. /kabllogrami.com/

Comments (0)
Add Comment