Fundi i ëndrrës kurde

Analizë nga Carlo Jean
Carlo Jean

Sfida e paraqitur nga ISIS bashkonte si koalicionet laramane që luftonin në Irak e në Siri, ashtu edhe në brendësi të shteteve dhe të grupeve joshtetërore që e përbënin. Me projektin e tij për të anulluar kufijtë midis shteteve, Kalifati paraqiste një sfidë globale ndaj aseteve gjeopolitike të Lindjes së Mesme të imponuara nga Britania e Madhe e nga Franca në mbarim të Luftës së Parë Botërore (marrëveshja Sykes – Picot). Shpartallimi i ISIS-it ka qenë destabilizues edhe brenda vetë koalicioneve të ndryshme, pasi komponentët dhe grupet e tyre janë ndarë në grupe e klane në luftë brenda dhe midis njëri tjetrit. Janë të pamëshirshëm dhe bëjnë lojë dyfishe. Nuk njohin limitet e mundësive të tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dinë si të shkëputen nga ky lëmsh. Nuk mund të tërhiqen pa humbur fytyrën. Kërkojnë ta zgjidhin kaosin me mjete ushtarake, por e dinë mirë se vetëm kompromiset politike mund ta zgjidhin. Kështu, konflikti në Siri, por edhe ai në Irak, janë të destinuara që të vazhdojnë ende gjatë. Rajoni i Gjysmëhënës është bërë një teatër lufte në të cilën ndeshen fuqi të mëdha dhe aktorë rajonalë, Turqia, Irani, por edhe Izraeli.

Çështja kurde duhet shqyrtuar në një kontekst të tillë. Me humbjen territoriale – por jo ideologjike – të ISIS-it, me reagimet negative ndaj referendumit të shtatorit 2017 lidhur me pavarësinë e Kurdistanit iraken dhe me ndërhyrjen e Turqisë në Siri (operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”), është hapur një fazë e tretë e konfliktit. Çështja kombëtare kurde është bërë më qendrore se më parë. Fillimisht kurdër furnizonin këmbësori të shkëlqyer për të shpartalluar ISIS-in. Me humbjen e këtij të fundit dhe me hyrjen prepotente në lojë të Turqisë, dobishmëria e tyre është zvogëluar. Janë bërë prioritare interesa të reja. Në fazën e tij të parë, konflikti në Siri ishte një luftë civile, e ngjashme me atë libiane kundër Kolonelit Gheddafi. Në të dytën ka qenë sidomos një luftë me bedel midis bllokut sunit dhe atij shiit. Faze e tretë e sotme konsiston në një konflagracion kaotik midis fuqive globale e rajonale dhe midis interesave etnike, tribale dhe klanore, që u është mbivendosur dy të parave. Entitetet e ndryshme në luftë janë njëkohësisht aleatë e armikë dhe janë të copëzuara në brendësinë e tyre. Asnjëri nuk i beson tjetrit. Situate është hobbesiane, luftë për vdekje e të gjithë kundër të gjithëve. Është e komplikuar nga fakti që proceset e paqes janë dy. Njëri në Astana – Sochi, i sponsorizuar nga Rusia, Turqia dhe Irani. Tjetri në Gjenevë, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

Copëzimi i kampit kurd

Copëzimi i kurdëve zbret në historinë e tyre. Qenë një popull nomad, i dedikuar pas blegtorisë dhe i ndarë në klane dhe tribù. Katër janë shtetet në të cilat ka pakica të konsiderueshme të 30 – 35 milion kurdëve: Turqia, në të cilën ndodhen 14.7 milion dhe shkojnë në 15% të popullsisë; Irani, me 8.1 milion dhe 10%; Iraku, me 5.5 milion dhe 17.5% dhe Siria, me 1.7 milioni dhe 9.7%. Bëhet fjalë për pakica të konsiderueshme mjaft të përqëndruara në disa province, port ë përhapura në territoret e të katër shteteve, sidomos në qytetet e mëdha. Stambolli është qyteti më i madh kurd. Veç kësaj, ekziston një diasporë prej mbi 2 milion kurdësh, sidomos në Gjermani. Kur flitet për komb kurd, i referohet një realiteti joekzistent, në mos fantazive dhe ëndërrave të “pararojave” intelektuale. Kurdët sirianë dhe irakenë janë thellësisht të përçarë edhe në provincat ku përbëjnë shumicën e popullsisë. Disa, si ata të PKK-së së Abdullah Oçalanit, ëndërrojnë një unitet kulturor dhe administrativ për ta realizuar në mënyrë realiste në bashkëpunim me shtetet e ndryshme të rajonit. Jo një shtet të vërtetë unitar, siç parashikohej nga Traktati i Sèvres.

Të tjerë një autonomi të gjerë faktike, si ajo e parashikuar nga Masoud Barzani për Kurdistanin iraken. Me referendumin fliste pavarësia, por jo shkëputja nga Bagdadi. Autonomia administrative, kulturore dhe ekonomike dyshohet se është një hap i parë drejt një shteti sovran. Është një linjë më realiste, e adoptuar edhe nga kurdët sirianë, për të pasur mbështetjen ndërkombëtare, e domosdoshme pasi kurdët nuk posedojnë forcën e nevojshme për ta fituar vetë, pavarësisht vlerës së milicive të tyre: të padisponueshëm edhe për një marrëveshje me Bashar al-Assad kundër Turqisë. Në këtë moment, Ankaraja i sulmon në enklavën veriperëndimore të Afrinit, duke pohuar se YPG-ja është e lidhur me PKK-në. Në të ardhmen, mendohet ta sulmojë edhe në Manbij, në perëndim të Eufratit, e më pas në Rojava, rajonin qendror të vendbanimeve kurde në verilindje të Sirisë. Por si në Siri, ashtu edhe në Irak, kurdët janë të përçarë midis tyre.

Përçarjet e kurdëve në Irak

Përçarjet e kurdëve irakenë kanë rezultuar të dukshëm në kundërvënien midis partisë klanit Barzani (KDP) dhe asaj të klanit Talabani (PUK), të shfqaura qysh në vitet ’90, me përleshje të armatosura të përgjakshme, që kishin ndarë më dysh dy entitete të qarta. Thuajse për asgjë kanë shërbyer si Marrëveshja e Bashkimit e 2002 – 2006, ashtu edhe krijimi i Partisë së Ndryshimit (OCCAR), me origjinë nga një shkëputje prej PUK-ut. E votuar nga të rinjtë më të arsimuar, ajo kishte siguruar menjëherë një konsensus elektoral të konsiderueshëm (në 2012, 38 parlamentarë nga 111). Ajo kërkonte bashkimin e milicive të peshmergave, të mbajtura në varësi të KDP-së e të PUK-ut, atë të bankave, të transporteve e të TLC-ve dhe luftën kundër korrupsionit. Copëzimi u bë më i fortë me ndarjen faktike e ndodhur në KDP, prej kundërvënies ekzistuese midis djalit të Masoud Barzani, Masrour, që kontrollonte peshmergat, dhe kushëririt të tij Nechirvan, që dominonte ekonominë. Vazhdonte përplasja midis KDP-së dhe PUK-ut, e zbutur vetëm prej kërcënimit të ISIS-it. Për shembull, e dyta ju kundërvu kërkesës së Barzani bërë Turqisë për stërvitjen e peshmergave, përpara sulmit në Mosul. Edhe PUK-u u nda në 2016 në vijim të sëmundjes së kreut të saj Jalal Talabani në një fraksion të drejtuar nga gruaja e tij dhe në një të dytë të drejtuar nga dy bashkëpunëtorë të tij. Për pasojë, një përçarje e tij u mundësoi qeverive të Bagdadit e të teheranit që të përzihen në çështjet e brendshme politike të qeverisë rajonale të Kurdistanit. PUK-u dhe Gorran-i qenë kundër referendumit të dëshiruar nga Barzani në shtatorin e 2017. E para, duke u mbështetur tek Bagdadi dhe Irani, ishte në favor të një linje më të matur dhe kundër lidhjeve të tepruara me Turqinë. Donte t’i balanconte me mbështetjen e Teheranit.

Referendum shënoi një pikë kthese. Ngjalli një reagim të fortë jo vetëm të qeverive të Bagdadit dhe Teheranit, por edhe të asaj të Ankarasë, jo vetëm me ndalimin e flurutimeve në Erbil, por edhe me kërcënime embargoje. Ushtria e Bagdadit dhe milicitë Shiite irakene ripushtuan pothuajse të gjithë territoret e pushtuara nga kurdët në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë të veçantë Kirkukun, “Jeruzalemin kurd” dhe vendburimet e pasura me naftë të tij. PUK-u u dha urdhër peshmergave të tij që të mos rezistonin dhe u dha impuls të ri inciativave çtensionuese të tij me Bagdadin dhe me Teheranin. Masoud Barzani u dorëhoq nga President në fund të tetorit, duke petenduar se ishte politikisht i izoluar dhe se ishte braktisur edhe nga Shtetet e Bashkuara, në mbështetjen e të cilave kishte shpresuar shumë, edhe si mirënjohje prej ndihmës së dhënë në luftimin e ISIS-it dhe kundërshtimin e tij ndaj Iranit. E ardhmja e Kurdistanit varet tashmë nga aftësia e tri partive për të gjetur një kompromis dhe për ta gjetur edhe me Bagdadin për të shpëtuar sa më shumë që të jetë e mundur nga autonomia e rajonit. Vetëm Arabia Saudite i mbështet, duke qenë se konsideron që kurdët, të cilët janë sunitë, do ta kufizonin pushtetin e qeverisë shiite të Bagdadit.

Kurdët sirianë

Kurdët sirianë janë më pak të copëzuar sesa ata irakenë. Janë edhe pse nuk u duhet të zgjedhin midis Turqisë dhe Iranit. E dinë se armiqësia e Ankarasë nuk do të zbutet dhe se opinion patriotic turk është kundë autonomisë së Rojavas, e konsideruar një armik ekzistencial, akoma më e rëndë sesa rindërtimi i Sirisë alaëite. Me shqetësimin e Shteteve të Bashkuara, Turqia lidhet gjithnjë e më shumë me Rusinë, nga e cila ka pasur miratimin për operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, pavarësisht lidhjeve tradicionale midis kurdëve dhe Moskës, që i takojnë Luftës së Ftohtë, kur Rojava përbënte bazën e PKK-së nga ku sulmohej Turqia, anëtare e NATO-s. për këtë arësye, drejtuesit kurdo – sirianë kanë rilidhur raportet me al-Assad. Në realitet nuk qenë prishur asnjëherë. Nga viti 1978 kishin një zyrë në Damask dhe, gjatë luftës civile, kishin bashkëpunuar shumë herë me ushtrinë qeveritare, pavarësisht raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara dhe rreshtimin e disa mijëra forcave speciale amerikane, si për të përcaktuar objektivat për avionët amerikanë, ashtu edhe për të stërvitur YPG-në. kurdët sirianë nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim unitetin e vendit. Kërkojnë vetëm autonominë, të cilën regjimi alawit duket i gatshëm që t’ua japë, në mos tjetër për faktin që forcat kurde do t’i nevojiten Damaskut për t’i rezistuar pretendimit të Ankarasë në krijimin e një rripi sigurie në territorin sirian, në jug të kufijve jugorë të saj.

Por edhe midis kurdëve sirianë po shfaqe një përçarje “luftëtarë dhe tregtarë”. Këta të fundit, krahasuar me të parët. Kërkojnë përshpejtimin e mirëkuptimit me Damaskut dhe zbutjen e armiqësisë ndaj Turqisë. Prej tyre varen trafiqet e tyre, sidomos kryesorja e tyre, domethënë kontrabanda e naftës. Mendojnë edhe se niveli i tyre i sigurisë mund ta rrisë rikapjen e kontrollit të arabëve sunitë nga ana e al-Assad, të cilët janë mazhoritarë dhe janë të ndarë etnikisht nga kurdët. Edhe në Siri po verifikohet fenomeni i ndodhur në pjesë të tjera të botës arabe: pakicat etnike dhe fetare ndjehen më shumë të ruajtura nga regjimet autoritare sesa nga ato të ashtuquajtura demokratike, që tentojnë të transformohen në diktatura brutale të shumicave.

Ashtu si në Irak, evoluimi i situatës në Siri është i paparashikueshëm. Varet nga ndërhyrja e fuqive të huaja globale, si Rusia e Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe të atyre rajonale. Realiteti është se kurdët janë vetëm pjesërisht padronë të fatit të tyre. Është për të pyetur nëse lëvizja kombëtare kurde ose, të paktën, kërkimi i autonomive substanciale rajonale do të munden vallë ta rimarrin veten nga katastrofa e dështimit të referendumit të Masoud Barzani, bast i rrezikshëm dhe i keqorganizuar, që të gjithë mbëhstetësit e kauzës kurde kishin kërkuar më kot ta bindnin që të hiqte dorë, edhe me kujtimin e dështimit të babait të tij, ndërtues në 1945 i republikës kurde të Mahabadit në Kurdistanin iraken.

Lëmshi i interesave të ndjekura nga fuqitë e huaja: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të impenjuara drejtpërsëdrejti në konflikt. Rivaliteti i tyre – i dëshmuar edhe nga ekzistenca e dy proceseve të paqes: ai i Astanas dhe ai i Gjenevës – ka limite të caktuara. Duan të shmangin përplasjet midis forcave respective dhe eskalimin e pashmangshëm pasues. Pastaj, të dyja nuk duan që sistemimet e ardhshme të Lindjes së Mesme të parashikojnë ndonjë modifikim të kufijve. E dinë se një gjë e tillë do të hapte “Kutinë e Pandorës” e konflikteve të reja, që do të përfundonin duke i përfshirë.

Së fundi, të dyja do të donin të deklaronin “mission accomplished” dhe të tërhiqeshin nga rajoni i trazuar, por pa mundur që Moska të pranojë të ridimensionojë përfitimet e arritura me ndërhyrjen e aj (baza detare dhe ajrore; qëndrim në pushtet i al-Assad dhe i alawitëve). Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara as nuk mund t’i braktisin krejtësisht aleatët e tyre besnikë kurdo – sirianë, as nuk mund t’i lënë terren të lirë Iranit, edhe prej kërcënimit që do t’i paraqiste sigurisë së Izraelit dhe prej probabilitetit të një konflikti edhe bërthamor midis të dy vendeve. Përveç interesave strategjike, ato taktike të të dyjave vendeve janë të kundërta dhe shpesh kontradiktorë në vetë brendësinë e tyre. Në mbështetje të al-Assad dhe të integritetit territorial sirian, Putini nuk do t’i kompromentojë raportet e bashkëpunimit me Turqinë, që e vënë në provë të rëndë përkatësinë e Anakarasë në NATO. Veç kësaj, nuk mund të anullohen krejtësisht mirëkuptimet tradicionale me kurdët sirianë, të lidhu me Bashkimin Sovjetik gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, duke i përdorur si thikë pas shpine në anën jugore të Turqisë, shtylla jugore e Aleancës Atlantike. Për saktësi, një periudhe të tillë i përket fakti që YPG-ja është kaq shumë e lidhur me PKK-në.

Edhe Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një kompromis midis objektivit për të mbrojtur kurdët e Rojavas, atij për të mos prishur raportet me Turqinë dhe atij për të promovuar një ndryshim regjimi në Damask. Natyrisht, shpresojnë që Moska të ngecë në Siri. Kjo shpjegon reagimin brutal të aviacionit amerikan kundër kompanisë private ushtarake ruse “Wagner”, e cila ka pësuar dhjetëra, në mos qindra, të vdekur, duke e detyruar Putinin që të deklarojë, midis ilaritetit të përgjithshëm, se Shtetet e Bashkuara nuk kishin shkaktuar humbje midis ushtarëve rusë. Pastaj, Rusia duhet të shmanget nga iniciativat e Turqisë dhe Iranit, duke kërkuar me një lloj shkathtësie të mos bëjë askënd të pakënaqur.

Tuqia

Konflikti sirian ka shënuar dështimin e politikës së mëparshme të jashtme turke dhe fundin si të tendencave neo-otomane, ashtu edhe ëndrrën e saj për dominim mbi një “turkosferë sunite”, pas kontrasteve të lindura me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, që i konsiderojnë kërcënim mirëkuptimet midis Ankarasë e Teheranit dhe mbështetjen e dhënë Vëllazërisë Myslimane. Erdoganit i është dashur të heqë dorë nga ëndërra e dominimit të bllokut sunit, nga projekti për ta përzënë al-Assad dhe atij për të krijuar nga Mesdheu në Irak një brez sigurie të thellë 30 kilometara në jug të kufijve turkë. Duken shekuj qysh kur Erdogani ligjëronte mbi fshirjen e Marrëveshjes Sykes-Picot dhe mallkonte “spiunin britanik” Lorenci i Arabisë, tradhëtar i kauzës arabe. Më pas Erdogani ka hyrë drejt përplasjes me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Europian, duke filluar nga grushti i shtetit i dështuar i korrikut 2016, nga refuzimi amerikan për t’i dorëzuar klerikun Gylen dhe heqjes dorë nga stërvitja dhe armatimi i një roje kufitare prej 30000 efektivësh dhe të kufizimi i vendosur ndaj lirive civile e politike në Turqi, që kanë goditur rëndë pikërisht elementët më properëndimorë.

Nuk i ka mbetur mundësi tjetër përveçse të kërkojë mbështetjen e Moskës dhe të Teheranit, domethënë më armiqtë tradicionalë të Perandorisë Otomane, anipse duke qenë i bindur se një dominim iranian në Siri, të paktën në perspektivë, do të jetë kundër ambicieve turke për t’u bërë hegjemoni rajonal në Lindje të Mesme dhe që nuk mund të besojë plotësisht në mbështetjen e të zhdërvjelltit Vladimir Putin. Ndoshta Erdogani shpreson që ta përfshijë Kinën në Lindje të Mesme në mbështetje të Turqisë, edhe pse Pekini është i preokupuar nga influence në rritje indiane në Iran. Në një vizion të tillë, Lindja e Mesme do të bëhej teatër përplasjeje – konfrontimi midis dy gjigantëve aziatikë, që do ta prishte situatën e ngërçit nga e cila Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duket se nuk janë në gjendje të dalin.

Izraeli

Në konfliktin sirian është përfshirë tashmë edhe Izraeli. Shteti hebre nuk mund ta pranojë krijimin e një “ure tokësore” midis Iranit dhe hizballahëve libanezë, gjë që do të forconte si influencën iraniane mbi Gazan dhe Hamasin, por edhe rrezikun për të humbur Lartësitë Golan, nga ku nxjerr një pjesë të konsiderueshme të ujit të tij. Në veçanti Jeruzalemi, që i kujton mirë kapacitetet ushtarake të Hizballahut në konfliktin e 2006, i frikësohet armatimit raketor të “Luftëtarëve të Zotit”. Kështu që i bombardon shpesh raketat dhe raketalëshueset e dhëna nga Irani dhe magazinat e armëve që Hizballahu posedon në territorin sirian. Sigurisht ka planifikuar një lufte të re rrufe. Ajo mund të mos jetë e kufizuar në territorin sirian, por do të shtrihej me shpejtësi në të gjithë Lindjen e Mesme, duke e vënë Uashingtonin dhe Moskën përballë nevojës së zgjedhjeve të vështira. Jeruzalemi synon mbi aleancën faktike me Arabinë Saudite, që do të gëzohej për një poshtërim të armikut ekzistencial të saj, Iranit. Për një iniciativë të tij, Jeruzalemi do të kishte të paktën mbështetjen e heshtur edhe nga ana e Turqisë, duke e vënë Moskën përballë nevojës së zgjedhjeve të vështira.

Konsiderata përmbyllëse

Lufta në Siri është e destinuar që të zgjasë akoma dhe të ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë. Evenimenti që mund ta tejkalojë ngërçin aktual – përjashti ndërhyrjen fantazi të Kinës dhe të Indisë – do të ishte një konflikt midis Izraelit dhe Iranit. Në një rast të tillë, shumë vështirë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të rrinë duarkryq. Do të përfshiheshin në lëmshin e Lindjes së Mesme. Asgjë nuk të bën të parashikosh se situate do të përmirësohet shpejt. Diplomacia multilaterale është e pafuqishme. Të gjithë deklarojnë se duan të pushojnë një konflikt mjaft brutal. Nuk mund ta bëjnë si prej faktit që fraksionet lokale luftojnë për mbijetesdën e tyre dhe pse mendojnë se mund ta garantojnë vetëm më armë, ashtu edhe pse aktorët e jashtëm kanë interesat e tyre divergjente. Idhtarët e ndryshëm të armëpushimeve dhe paqeve i vendosin shkopinj në rrota njëri tjetrit. Lufta po humber progresivisht çdo konotacion fetar, është bërë gjeopolitike, e karakterizuar nga lufta për pushtetin rajonal dhe atë në brendësi të grupeve të ndryshme.

Edhe prej përçarjeve të tyre, pavarësisht kapaciteteve dhe vlerës së tyre ushtarake, kurdët si sirianë, ashtu edhe irakenë, gjenden në mes disa zjarresh, shpresat për të ndërtuar një shtet kurd, si ai i parashikuar në Traktatin e Sèvres, por edhe për të bashkuar kurdët e Rojavas me ata irakenë – gjë e pranuar, por jo e mirëqenë që të dyja palët e duan – tashmë kanë perënduar. Qenë ushqyer nga bindja se e kishin fituar meritën me luftën kundër ISIS-it dhe nga besimi i vendosur në aleancën me Shtetet e Bashkuara. Të dyja kanë rënë me përfundimin e luftës kundër ISIS-it, me izolimin ndërkombëtar ku janë gjendur, me presionet e forta të Irakut, Iranit dhe Turqisë, të ushtruara sidomos pas referendumit të shkëshilluar të pavarësisë së Kurdistanit iraken nga Bagdadi.

Kurdët kanë humbur një prej pasurive të tyre më të çmuara të tyre. Simpatinë, të cilën e gëzonin në Perëndim prej vlerës së demonstruar dhe luftëtarëve të tyre në luftën kundër ISIS-it, si edhe nga një fushatë e shkëlqyer mediatike, që i paraqiste si demokratët dhe tolerantët e vetëm të Lindjes së Mesme. Demokratë janë pak. Njohin të gjithë një formë të çuditshme demokracie klanore e tribale, që nuk pyet për asnjë opozitë. Tolerantë janë edhe më pak, siç e demonstrojnë spastrimet brutale etnike të praktikuara në territoret e pushtuara prej ISIS-it. Kauza kombëtare kurde mund të lindë vetëm pas një periudhë të gjatë.

(Gjenerali në rezervë Carlo Jean është Docent i Gjeopolitikës në Link Campus University dhe President i Qendrës Studimore të Gjeopolitikës Ekonomike) Përgatiti nё shqip: Armin Tirana, burimi: / bota.al

 

Comments (0)
Add Comment