Frashër Krasniqi: Kurtit po t’i vie rasti bёn koalicion edhe me PDK; VV është shndërruar në një sekt ku veç vajton e qet fall

Frashër Krasniqi, deputet i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, gjatë një interviste dhёnё Telegrafit, ka folur edhe rreth akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, se PSD është kthyer në patericë të Qeverisë dhe PDK-së, pёrcjell Kabllogrami.

Në këtë drejtim, Frashёri vlerëson se VV po e luan rolin e fallxhorit. “U kemi thënë Vetëvendosjes mos luani me lojëra banale. PSD ka vendos me luajt rol konstruktiv, e jo me qit fall e vajtu. Por Vetëvendosje është shndërruar në një sekt”, ka thёnё Frashёri.

Madje, sipas Krasniqit, është pikërisht VV ajo që nuk është e gatshme të vendos vija të kuqe, me parti si PDK-në.

Siç ka thënë ai, kur në vitin 2016, Dardan Molliqaj kishte kërkuar që VV me dalë me vija të kuqe për koalicion me PDK, Albin kurti është munduar të thotë se VV nuk duhet të dalë me një pozicion të tillë.

“Veç mos i ardhtë rasti, se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion”.

Ndërsa duke folur për mundësinë e përfshirjes së PSD-së në Qeveri, Krasniqi tha se prej momentit kur janë formuar si PSD, kanë pasur ofertë me iu bashkëngjit Qeverisë Haradinaj.

“Me pas dasht ishim hi moti në qeveri, por në këtë konstalacion me PDK-në nuk hyjmë në Qeveri. Ne sot themi se kurrë PSD nuk hyn në koalicion me PDK-në pa e dërguar një mandat në opozitë. Jo pse ia kemi inati, por e kanë dëmtuar Kosovën në vitet e fundit”, ka thënë deputeti i PSD-së.

Krasniqi në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmen e PSD-së. Ai tha se kjo parti do ta ketë minimumin e deputetëve që ka aktualisht.

Ndryshe, deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, gjatë intervistës ka konsideruar edhe se Vetëvendosje dhe LDK janë në siklet pasi që, sipas tij, politikat e PSD-së kanë filluar të kenë sukses dhe se siç thotë Frashëri, PSD po bëhet parti faktorizuese në politikën kosovare. /Telegrafi/

 

Comments (0)
Add Comment