Fitorja e LVV-së me mesazh interesant për ditën e pavarësisë

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke mos munguar as ironia në mesazhin e saj, transmeton Kablogrami.

Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e saj:

11 vjet gënjyen e mashtruan qytetarët e këtij vendi. 
Premtuan: 
– zhvillim ekonomik
– shëndetësi të zhvilluar e arsimim cilësor
– vende pune e mirëqenie për të gjithë
– lëvizje të lirë dhe liberalizim të vizave 
– demokraci e media të lira
– ushtri të fortë e të përgatitur 
– ambient të pastër 
– …
Sot 11 vjet pas përveç se nuk realizuan asgjë nga ato që premtuan po na flasin për ndarje e shkatërrim të shtetësisë e fundosje të pavarësisë.

11 vjet pas, ne duhet të ngritemi ta zhvillojmë e përparojmë vendin tonë.

Urime Pavarësinë Kosovë!” ka thënë Fitorja në fund të postimit të saj. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment