Athletic Bilbao dhe Real Sociedad dëshirojnë që tifozët e tyre ta mbushin stadiumin, edhe nëse kjo do të thotë të mos luash deri vitin tjetër.
Federata e futbollit e Spanjës (RFEF) ka thënë se do të aprovoj kërkesën e Athletic Bilbao dhe Real Sociedad që të ri-aranzhojnë finalen e shtyrë të Copa del Rey deri në kohën e përshtatshme kur koronavirusi nuk është më një kërcënim, në mënyrë që ndeshja të luhet me spektatorë.
Finalja e parë mes dy klubeve prestigjioze Baske planifikohej të zhvillohej më 18 Prill në stadionin e Sevijas por më pastaj të gjitha garat e futbollit u shtynë pafundësisht që nga muaji Mars pasiqë COVID-19 përfshiu Spanjën.
Institucionet e ndryshme në Spanjë janë të mendimit që nga mesi i muajit Qërshorë mund të kthehen garat futbollistike pa tifozë dhe me dyer të mbyllura ndërsa lojërat e para me tifoz brenda stadiumeve planifikohen sipas tyre të fillojnë diku në Mars të vitit 2021.
“Presidentët e finalistëve të Copa del Rey Athletic Bilbao dhe Real Sociedad, pas takimit me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, kanë rënë dakord të kërkojnë që finalja të luhet me mbështetësit në një datë të mëvonshme pasi kanë rënë dakord të tre palët,” thuhet në komunikimet zyrtare e të dyja klubeve.
“Të dy klubet gjithmonë kanë dashur që mbështetësit tanë të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje; ajo që duam më shumë se gjithçka është të kemi një finale të Kupës me mbështetësit tanë në ulëset e stadionit.”
RFEF tha që ishte dakord “me gjithë zemër” me dy dëshirat e klubeve që tifozët të merrnin pjesë në ndeshje.
“Trofeu me prestigjin dhe me traditën më të madhe në futbollin spanjoll meriton një finale me mbështetësit”, thuhet në deklaratën e Fedaratës Spanjolle të Futbollit.
“Kjo është arsyeja pse RFEF është mirënjohëse për vendimin e marrë nga të dy klubet dhe do të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo finale të zhvillohet si kompeticion zyrtar në momentin më të mirë të mundshëm qoftë në vitin 2020 ose 2021 dhe para finales së 2020/21.”
Më shumë se 25,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë, megjithëse niveli ditor i infeksionit dhe numri i vdekjeve kanë rënë dukshëm si rezultat i disa nga masave të bllokadës dhe izolimit të ndërmarra nga qeveria spanjonlle e që janë nga masat më të rrepta në Evropë.
Të hënën, atletët profesionistë ishin në gjendje të stërviteshin në baza individuale për herë të parë që nga fillimi i krizës, megjithëse klubet e futbollit nuk pritet të kthehen në terrene trajnimi derisa të gjithë lojtarët e tyre rezultojnë negativ në testin e koronavirusit.