Filmi “Nëntori i ftohtë”, e mbush kino ‘Armatën’ – mjetet nga shitja e biletave për shërimin e regjisores Buqe Berisha

Mbrëmë me fillim në ora 20:00, në Kino Armata në kryeqytet është shfaqur filmi vendor artistik i metrazhit të gjatë “Nëntori i ftoftë”, në regji të Ismet Sijarinës, prodhim i vitit 2018, film i cili kudo në botë që ka marrë pjesë nëpër festivale ka hasur në kritika pozitive, raporton Gazeta Online Kabllogrami.

Shfaqja e këtij filmi, mbrëmë më 3 dhjetor kishte sfond tërësisht humanitar, ngase paratë e mbledhura nga shitja e biletave ishin të dedikuara për regjisoren Burbuqe Berisha e cila kohëve të fundit po has në disa shqetësime shëndetësore, derisa organizimi i  tillë humanitar nga kolegët dhe miqtë e regjisores, së bashku me artdashësit gjithandej të cilët kishin ardhur mbrëmë në numër tejet të madh për ta parë filimin në fjalë, tregon edhe një anë tjetër pozitive të komunitetit tonë për t’u solidarizuar dhe për të dhënë ndihmën modeste kur njerëzit kanë në nevojë.

Ndonëse mjetet e mbledhura janë modeste, prapseprapë shprehin vlerë të madhe shpirtërore e humane për regjisoren Buqe Berisha në këto ditë jo të lehta për të.

Për solidaritetin dhe humanizmin e treguar ndaj një punëtoreje të shquar të artit filmik dhe teatrit janë prononcuar edhe zyrtarët e Kino Armata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të cilin po e botojmë pa ndërhyrje redaksionale:

Miq, jemi te lumtur me ju njoftu se nga shfaqja e filmit “Nentor i ftohte” ne Kino Armata jane mledhur 541,60€ te cilat do te barten ne llogarine e shoqes tone, Buqes.

Falemnderit krejtve qe ishit me pa filmin.
Falemnderim i veçant studenteve te regjise se filmit Hana Bucaliu dhe Dita Shaqiri te cilat asistuan ne organizim!

Falemnderit Kino ARMATA qe mundesoj shfaqjen e filmit dhe kontriboj ne ide e organizim!”, thuhet në postimin e tyre. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment