Filmi i metrazhit të gjatë “Martesa” nё regji tё Blerta Zeqirit u prezentua para votuesve të çmimit Oscar, nё garёn e kategorisё për filmin më të mirë në gjuhë të huaj të Akademisë Amerikane të Filmit, bёhet e ditur nga njё njoftim nё web faqen zyrtare tё Ministrisё sё Kulturёs sё Republikёs sё Kosovёs, raporton Kabllogrami
Filmi “Martesa”, i përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës u prezentua në 3 shfaqje para anëtarëve të Akademisë Amerikane të Filmit në tetor dhe nëntor të këtij viti, pasi qё ky film ishte përzgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën në garën Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
Në shfaqjen e së shtunës së kaluar në Los Anxhelos, shikuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe anëtare të Akademisë Oscar, patën mundësi të bisedojnë me regjisoren e filmit Blerta Zeqiri, producentin Keka Kreshnik Berisha dhe drejtoren e fotografisë Sevdije Kastrati në një seancë të pyetjeve dhe përgjigjeve, thuhet nё njoftimin e Ministrisё sё Kulturёs.
Nё garё pёr filmin mё tё mirё tё huaj pёr çmimin Oskar janё 87 shtete. Faza e parë e votimit do të rezultojë në një listë të shkurtër prej 9 filmash që do të bëhet publike në mesin e muajit dhjetor, kurse faza e dytë e votimit do të përfundojë në janar, kur edhe prezentohen 5 filmat e nominuar për garën Oscar, që do të kurorëzohet me shpalljen e fituesit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 24 shkurt të vitit të ardhshëm.
Njёkohёsisht, edhe filmat e metrazhit tё shkurtёr “Gardhi” i Lendita Zeqirajt dhe filmi “Ajo” i More Raçajt, nёse kualifikohen tutje, mund tё jenё nё konkurrencёn e ngushtё pёr fitimin e çmimeve Oskar nё kёtё edicion. /©kabllogrami/