Fillon ndërrimi i emrit në ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ nëpër pika kufitare …

Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësimi të Maqedonisë në NATO nga ana e Parlamenti grek, mbetet që Greqia të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Në vijim duhet të bëhet zbatimi i masave dhe veprimeve të shpallura nga qeveria maqedonase për të kryer obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Qeveria tashmë ka formuar grupin nga resoret e brendshme që do të duhet të përgatisë një plan veprimi kombëtar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të tjera, ndërsa brenda shtatë ditëve të institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe zyrat diplomatike do të duhet të ndryshojë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, raporton AlsatM.

Nga qeveria nuk presin probleme nga institucionet shtetërore gjatë përdorimit të emrin të ri të shtetit. Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, që do të thotë se tabelat do të duhet të shkruajnë edhe në gjuhën shqipe, gjegjësisht në gjuhën që flitet 20 për qind në nivel shtetëror.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe bashkësitë lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënieje me publikun në institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin udhëzime për përdorimin e emrit të ri kushtetues. Sa i përket shpenzimeve nga qeveria nuk zbulojnë se sa do të kushtojë i gjithë procesi, por thonë se do të bëhet e ditur pasi që të ketë përfunduar tërë procesi.

Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimit të marrëveshjes në parlamentet e të dy vendeve. Pas një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare me Greqinë, Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj nga “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment