Pas eliminimit për kualifikime në Champions League nga Uellsianët e TNS – këtë të martë në ndeshjen e kthimin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me rezultat 0:1, Feronikeli ka mësuar emrin e kundërshtarit në Ligën e Evropës. Kampioni i Kosovës do të përballet me sllovakët e Slovan Bratislavës.
Skuadra sllovake në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u mposht nga Sutjeska pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati ishte i barabartë 1-1.
Me 25 korrik zhvillohet ndeshja e parë në Bratisllavë ndërsa ajo e kthimit në “Fadil Vokrri” më 1 gusht. /©Kabllogrami/