Feronikeli e Prishtina mësojnë kundërshtarët në garat evropiane

Feronikeli ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin parakualifikues për Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës do të përballet më 25 qershor me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

Në turneun parakualifikues në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tre Penne i San Marinos me Santa Coloman e Andorrës. Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me fituesin e duelit ku Feronikeli është njëri nga rivalët, dhe kjo ndeshje finale e këtyre parakualifikueseve do të luhet më 28 qershor.

Është përparësi pasi që i gjithë turneu zhvillohet në Kosovë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Fituesi i turneut merr pjesë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipet humbëse kalojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Ndërsa, Prishtina do të përballet me St Joseph’sin e Gjibraltarit në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Ndeshja është e vlefshme për raundin paraeliminator.

Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit, ndërsa e kthimit më 4 korrik. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment