Kishin kaluar vetëm tre minuta nga Viti i Ri, kur ka lindur fëmija i parë në Kantonin e Gjenevës, që deri më tani raportohet se është i pari që ka lindur në Zvicër.
Fëmija i parë është shqiptar, derisa deri më tani nuk ka emër. Prindërit mund të vendosin deri më 4 janar për emrin e tij, shkruan “20Min”.
Babai i foshnjës është Ejup Limani (37-vjeçar), i cili punon si piktor, përcjell albinfo.ch.
Ndёrsa nё rajonin tjetёr tё Zvicrёs, nё Luzern ka lindur fёmija i parё nё ora 00:30, pra gjysёm ore pas hyrjes nё Vitin e Ri dhe prindёrit e kanё pagёzuar me emrin Dario.
Në kantonin e Bernës, Elea Siegenthaler lindi 51 minuta pas mesnatës. Prindërit e Eleas janë nga Ochlenberg. Vajza është e gjatë 52 centimetra dhe peshon 3260 gramë në lindje.
Në Zvicrën qendore, sipas Tagblatt, Bera, ishte vajza e parë e vitit të ri. Ajo lindi në 01:30. Të gjitha foshnjat e lindura për Vitin e Ri nё Zvicёr janë mirë, pёrfshirё foshnjёn e qё lindi e para pёr kёtё vit nё Zvicёr, qё ёshtё nga prindёr shqiptarё. /©Kabllogrami/