FC Prishtina i kthehet stërvitjeve

Klubi më i madhë dhe më i suksesshem futbollistik kosovar FC Prishtina janë rikthyer stërvitjeve në kampin e tyre stërvitor që gjindet në Bërnicë në periferi të kryeqytetit.

Në një postim në web faqen e klubit thuhet se “Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina sot për herë të parë ka dal në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës. Skuadra dhe i tërë klubi, sot më në fund morën lajmin e shumëpritur të nisjes së seancave stërvitore dhe sipas rekomandimeve në fillim të muajit qershor edhe kampionati. Për çka, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili pa nda ka garantuar mbarëvajtjen e kampionatit. FC Prishtina po ashtu falënderon të gjithë akterët e përfshirë në rinisjen e kampionatit”.

Comments (0)
Add Comment