Evropa Ligë: Chelsea demolon Dinamo Kievin, Napoli e Valencia kualifikohen  me vështiësi

Chelsea e ka shkatërruar Dinamo Kievin 5:0 në ndeshjen e dytë, duke siguruar një vend në çerekfinale të Europa League, ashtu si Napoli i Carlo Ancelottit, pavarësisht humbjes 3-1 në sfidën e dytë.

Chelsea ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dinamo Kiev prej 5-0, për të kaluar tutje në Europa League me rezultat të përgjithshme nga të dyja ndeshjet. 8-0.

Pavarësisht se Maurizio Sarri hyri në ndeshjen e dytë me shumë ndryshime, “Blutë e Londrës” e shkelën Dinamo, sfidë në të cilën shkëlqeu sulmuesi francez, Olivier Giroud, duke realizuar het-trik.

Giroud shënoi në minutat 5’, 33’ dhe 59’, kurse dy golat tjerë i shënuan Marcos Alonso 45’ dhe Callum Hudson-Odoi 48’.

Një biletë për në çerekfinale e ka siguruar edhe Napoli, pavarësisht humbjes 3-1 në takimin e dytë.

Napoli kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-3, falë fitores 3-0 në takimin e parë në Itali.

Edhe Valencia e Spanjës ka arritur kualifikimin pasi barazoi si mysafir i Krasnodar me rezultat 1:1, pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1./©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment